Juria e konkursit letrar “Lulëkuqet e prillit” 2022 në përbërje: Prend Buzhala, Sabit Rrustemi dhe Sinan Sadiku vlerëson se konkursi letrar ishte i suksesshëm.
Në konkurs kanë ardhur 60 poezi. Juria është e kënaqur me nivelin artistik të poezive dhe ka vendos që t’i ndajë të tri çmimet e parapara në konkurs. Pas leximit, rileximit, dhe vlerësimit të poezive nga secili anëtar veç e veç, juria është takuar dhe pas propozimeve, diskutimeve e arsyetimeve në mënyrë unanime ka vendos të shpërblehen poezitë:
1. Vendi i parë, “Nostalgji”, shifra “Daphne”
2. Vendi i dytë, “Me të dasht si nyje”, shifra “Lolita”
3. Vendi i tretë, “Rapsodi shqiptare në tri pamje”, shifra “Ulpiana”
Në konkurs kanë ardhur 25 tregime shumica e të cilave me nivel të mirë artistik. Juria ka vendos të shpërblehen tregimet:
1. Vendi i parë, “Mbrapakthim i nji stine”, shifra, “Krerëz”
2. Vendin e dytë: “Djali me violinën e krisur”, shifra “Feniksi66”
3. Vendi i tretë, “Ora e zemrës”, shifra “Ritme jete”
Fituesve urime, e të tjerëve suksese në vitet e ardhshme!
Dardanë, më 30.04.2022
Juria: 1. Prend Buzhala
2.Sabit Rrustemi
3.Sinan Sadiku
Ndërkohë do të publikohen edhe titujt dhe shifrat e punimeve të cilat juria ia ka rekomanduar për botim redaksisë së revistës letrare kulturore “Nositi”.
Juria e orës letrare në përbërje: Prof. Dr. Hysen Matoshi, Selvete Avdullahu dhe Burhanedin Xhemaili e përzgjodhi poezinë më të mirë të lexuar në orën letrare. Ajo ishte “Kokë e madhe” e autorit Sulejman Dërmaku. /2LONLINE/