DYLON

Nxënësit e gjimnazit natyror “Xhavit Ahmeti” po vazhdojnë të na bëjnë krenar çdo ditë e më tepër me sukseset e tyre në fushën e arsimit

Nxënësit e gjimnazit natyror “Xhavit Ahmeti” po vazhdojnë të na bëjnë krenar çdo ditë e më tepër me sukseset e tyre në fushën e arsimit
Avatar photo Redaksia

“Të rinjtë gjilanas po vazhdojnë të na bëjnë krenar çdo ditë e më tepër me sukseset e tyre në fushën e arsimit”, ka shkruar në profilin e tij, kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Ja postimi i plotë:

EkoHigjiena

Tre matematikanët e rinj, Yllkë Jashari, Viol Guda dhe Lum Jerliu, koordinatorin e olimpiadave të matematikës së Gjilanit Prof. Festim Shkodra dhe drejtorin e Gjimnazit të Shkencave Natyrore “Xhavit Ahmeti” Bekim Mustafa, i prita në takim bashkë me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Selvete Sylejmani.

Këta nxënës janë pjesë e ekipit gjashtë anëtarësh të Kosovës që do të marrë pjesë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës – IMO 2022 në Norvegji, gjatë muajit korrik sivjet.

Pasi i urova shumë suksese matematikanëve të cilët po e afirmojnë komunën tonë në nivel ndërkombëtar, u zotova për mbështetje gjatë kësaj gare dhe çdo gare tjetër të dijes. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.