Xhudistja kosovare, Nora Gjakova ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në GrandSlamin e Parisit. Ajo arriti ta fitonte medaljen e bronztë duke e mposhtur francezen, Cysique me ippon.
Në ndeshjen e parë, ajo mposhti kanadezen Jessica Klimkait duke e arritur luftën për medalje të bronztë.
Pak më herët, Distria Krasniqi arriti të fitojë medaljen e artë në kategorinë deri 52 kilogramë