DYLON

Në Paris të Francës janë takuar krerët e dy policive nga Kosova dhe Tunizia

Në Paris të Francës janë takuar krerët e dy policive nga Kosova dhe Tunizia
Avatar photo Redaksia

Gjatë qëndrimit në Paris të Francës, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti, ka realizuar takimin e radhës me homologun e tij z. Mourad Hassine, drejtor i përgjithshëm i Sigurisë Publike të Tunizisë.

Në këtë takim njoftues dhe mjaft miqësor u diskutuan tema që ndërlidhen me fushën e sigurisë, bashkëpunimit policor në forma të ndryshme si dhe për mundësinë e shkëmbimit të eksperiencave dhe përvojave policore që mund të shërbejnë për të dy policitë.

EkoHigjiena

Duke e parë nevojën e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve që shërbejnë në interes të sigurisë globale, të dy krerët e Policisë shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të ndërsjellë në sfera të ndryshme. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.