DYLON

Sveçla, Mehmeti dhe Rushiti qëndruan në vizitë disaditore në Paris

Sveçla, Mehmeti dhe Rushiti qëndruan në vizitë disaditore në Paris
Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Samedin Mehmeti dhe Shefi i njësisë për trajtimin e materieve eksploduese, Muhamet Rushiti, qëndruan në vizitë disaditore në Paris të Francës.

Qëllimi i vizitës ishte realizimi i takimeve të ndërsjella dhe pjesëmarrja në panairin prestigjioz të MILIPOL, për shqyrtimin e zhvillimeve teknologjike nga fusha e sigurisë të cilat do të ndihmojnë avancimin e kapaciteteve institucionale relevante të Kosovës.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj vizite delegacioni në fjalë realizoi disa takime të rëndësishme me personalitete të larta nga Franca, ndër to Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti realizoi një takim të veçantë me drejtorin e policisë nacionale të Francës z. Jerome Leonnet dhe përfaqësues të tjerë.
 
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z Samedin Mehmeti potencoi se policia e RKS-së mbetet të jetë partnere e dëshmuar dhe e besueshme e Francës dhe se bashkëpunimi midis Policisë së RKS-së me institucionet përkatëse të Francës është i shkëlqyeshëm. 

Në kontekst të takimit u theksua se Kosova synon të jetë faktor stabiliteti në rajon dhe me gjerë dhe se përkundër sukseseve të arritura në luftimin e krimit, përmes ngritjes së bashkëpunimit, rezultatet e kësaj lufte do të jenë më të mëdha.

Pikë diskutimi në takim ishte përkrahja e Francës në procese të ndryshme përfshirë anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, EUROPOL etj, për të forcuar kështu luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar dhe rritjen e sigurisë në Kosovë, rajon dhe më gjerë.

Nga ana tjetër u rikonfirmua vullneti i Francës për të vazhduar dhe forcuar bashkëpunimin në mes të dy institucioneve në fushën e sigurisë dhe forcimin e bashkëpunimit të mëtejmë, përmes luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe ngritjes së kapaciteteve shtetërore. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.