Sot me datën 26.07.2024, në kuadër të aktiviteteve me rastin e ditës memoriale të policëve të rënë në kryerje të detyrës, Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan Kolonel Agron Rukiqi me stafin e tij, kanë realizuar vizita në familjet e Zyrtarëve Policor të rënë në kryerje të detyrës zyrtare Lazim Rexhepi dhe Jahi Maliqi.
Me këtë rast Kolonel Rukiqi u shpreh para familjarëve se jemi këtu për të nderuar kujtimin e të dashurve tuaj që kanë dhënë jetën e tyre në shërbim të atdheut dhe komunitetit. Është një moment i dhimbshëm dhe i mbushur me respekt, por edhe me një mirënjohje e thellë për sakrificat që ata bënë.
Ata me përkushtim dhe guxim, e dhanë jetën e tyre për një kauzë më të madhe, për të siguruar një të ardhme më të mirë për të gjithë ne.
Angazhimi ynë për të nderuar dhe për të mbajtur në kujtesë do të vazhdojë, dhe ne do të punojmë për të siguruar që sakrificat e tyre të mos harrohen kurrë, thuhet në njoftimin e Policisë. /2LONLINE/