DYLON

Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për ndihmë në kryerjen e veprës penale të rrëmbimit

Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për ndihmë në kryerjen e veprës penale të rrëmbimit
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurve L.C., dhe E.R., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘’Ndihma në kryerjen e veprës penale të rrëmbimit’’, nga neni 33 lidhur me nenin 191 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit L.C. dhe E.R., më 20 Korrik 2024, në komunën e Gjilanit, me qëllim të përfitimit material, kanë ndihmuar të pandehurin e tretë, i cili gjendet në arrati, në kryerjen e veprës penale të rrëmbimit, në atë mënyrë që me veturë e kanë transportuar të njëjtin së bashku me të dëmtuarin e mitur nga komuna e Preshevës, nëpër lokacione të ndryshme, edhe pse kanë qenë në dijeni se i mituri ishte rrëmbyer nga i pandehuri i tretë, të cilin e kanë mbajtur të mbyllur në veturë, me qëllim që mos ta dorëzojnë gjersa vëllai i tij të kryente obligimin për transportim të substancës narkotike, për në Beograd.

EkoHigjiena

Të pandehurit L.C., dhe E.R. me urdhër të prokurorit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh, thuhet në komunikatën e Prokurorisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.