DYLON

Prokuroria Themelore në Gjilan prezanton punën e saj javore

Prokuroria Themelore në Gjilan prezanton punën e saj javore
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, bënë të ditur se gjatë kësaj jave, nga data 22 – 26 Korrik 2024, përmes shkrimores ka regjistruar dyzet (40) kallëzime penale me gjashtëdhjetenjë (61) persona, për vepra të ndryshme penale.

Gjatë kësaj jave nga Prokuroria Themelore në Gjilan janë proceduar:

EkoHigjiena

–          njëzetegjashtë (26) aktakuza,

–          shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit,

–          njëzetetri (23) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime),

–          tetëmbëdhjetë (18) raporte për mbyllje,

–          njëqindenjëzetetre (123) kërkesa të ndryshme drejtuar policisë,

–          tetë (8) kërkesa drejtuar QPS-së dhe ZMNV-së,

–          dy (2) marrëveshje për pranimin e fajësisë,

–          tri (3) raste të zgjidhura përmes procedurës së ndërmjetësimit,

Gjithashtu, nga prokurorët e kësaj prokurorie gjatë kësaj jave janë intervistuar tridhjetedy (32) persona. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.