Kryetari i Komunës se Vitisë priti përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesit e QKKS-se (Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë), me që rast ishin të pranishëm edhe Jari Liuku Shef i Policisë ne Helsinki te Finlandës, lideri i e ekipit te projektit David Mattan Prokuror ne Mbretërinë e Bashkuar (Angli) etj.
Fillimisht kryetari Haliti i njoftoi ata me aktivitetet komunale që kanë për qëllim krijimin e sigurisë, si dhe ato që kanë synim parandalimin e dukurive negative siç është ekstremizmi, dhuna etj.
Përfaqësues të BE-së kanë p[prezantuar projektin “Mbështetja e mëtutjeshme e institucioneve te Kosovës ne luftën kundër krimit te organizuar, korrupsionit dhe ekstremizmit te dhunshëm”, i cili projekt si komponent kryesorë ka konfiskimin, sekuestrimin e aseteve te fituara ne mënyrë te paligjshme, parandalimin e shpëlarjeve të parave, bashkëveprimin e gjithë aktereve ne luftën kundër këtyre dukurive, si dhe parandalimin dhe ekstremizmin e dhunshëm.
Ky projekt do te mbështesë komunën e Vitisë në këtë sferë, ndërkaq do të implementohet nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.