DYLON

Sokol Haliti: Punimet në sheshin e qytetit afër përfundimit

Sokol Haliti: Punimet në sheshin e qytetit afër përfundimit
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, kanë vizituar punimet që janë duke u realizuar në rregullimin e sheshit të qytetit.

Më konkretisht, sot është duke u bërë asfaltimi i rrugës rreth parkut të qytetit dhe rruga përskaj Shtëpisë së Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani”, e cila bën lidhjen me rrugën “Kongresi i Manastirit”.

EkoHigjiena

Me këtë rast, Haliti u shpreh se ashtu siç kemi premtuar qyteti i Vitisë do të merr krejt pamje tjetër dhe se komuna e Vitisë vetëm viteve të fundit, ka ndërtuar dhe krijuar disa sheshe që do të jenë në shfrytëzim për qytetarët vitias dhe vizitorët.

Ai gjatë këtij takimi u njoftua edhe me dinamikën e punimeve që po zhvillohen, të cilat pritet të përfundojnë së shpejti.

Përndryshe komuna e Vitisë viteve të fundit ka investuar dhe rregulluar sheshin në Pozheran, sheshin “Nijazi Azemi-komandant Mjekra”, sheshin e ri deri tek posta e qytetit dhe atë me kalldrëm përskaj të lumit “Morava e Binçës”.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.