DYLON

Pajaziti (PDK), nderoi me mirënjohje një grup veteranësh të arsimit gjilanas

7 Marsit – Ditës së Mësuesit
Avatar photo Redaksia

Sot, me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, kryetari i Degës së PDK-së në Gjilan, Zenun Pajaziti, priti në një takim rasti një grup veteranësh të arsimit gjilanas, me ç’rast, përmes këtyre, i uroi dhe i falënderoi njëkohësisht, të gjithë veteranët e arsimit për kontributin e dhënë në edukimin dhe arsimimin e brezave.

“Përmes këtij edukimi, mësuesit tanë, një jetë të tërë e dhuruan për gjeneratat e reja. Prandaj, edhe duke qenë frymëzues nga ju, nga puna e juaj vetëmohuese, ne sot kemi detyrim ndaj jush, për mirëqenien e juaj, për një jetë më me dinjitet”, tha Pajaziti.

Ndërkaq, të pranishmit shprehën falënderimin dhe mirënjohjen e tyre. “Nga respekti i PDK-së, në e kemi pa të arsyeshme ta japim kontributin tonë këtu”, u shpreh zonja Makfire Osmane.

EkoHigjiena

E, profesori Mehmetali Rexhepi, veçoi periudhën e rëndë të mbijetesës së popullit shqiptarë përmes arsimit shqip, periudhë hamletiane, siç e quajti ai, “të jesh apo të mos jesh”.

Në fund të takimit, në shenjë falënderimi, kryetari i PDK-së së Gjilanit, Zenun Pajaziti, i nderoi këta veteranë me mirënjohje për meritat e tyre në arsimin gjilanas.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.