Reshjet e fundit të borës që kanë përfshirë komunën e Vitisë që nga orët e mëngjesit të djeshëm, ka bërë që autoritetet komunale të Vitisë të mobilizohen me të gjithë mekanizmat për ta tejkaluar këtë gjendje.
Që nga mbrëmë kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka ngritur nivelin e gatishmërisë emergjente, si dhe ka thirrur Komitetin Komunal për menaxhim të situatës nga reshjet e borës. Ndonëse kompania e kontraktuar është e angazhuar në p[pastrimin e rrugëve si në qytetin e Vitisë po ashtu edhe në fshatra, reshjet e borës që po vazhdojnë të jenë prezentë edhe më tej, po vështirësojnë qarkullimin, andaj bëhet apel ngasësve që të shtojnë përkujdesjen dhe të respektojnë kushtet e krijuara në trafik.
Përderisa të vazhdojë të mbretëroj ky mot, gjendja do të monitorohet në të gjitha fshatrat në theks të veçantë të fshatrave kodrinore-malore. Gjithashtu këshillat e fshatrave do të mbajnë kontakt të vazhdueshëm me koordinatorin komunal për çdo situatë të krijuar apo edhe të ndihmës së mundshme për lokalitetet që mund të paraqitet ndonjë nevojë.
Komiteti komunal për menaxhim të situatave emergjente, mund të kontaktohet në numrat e telefonit:
Nexhmedin Jakupi 044/116-083
Naser Haziri 044/341-676 apo fiks 382-021
Tahir Lubishtani koordinator komunal për këshilla të fshatrave 044/710-603