DYLON

Sot protestohet kundër ndalimit të Haradinajt

Sot protestohet kundër ndalimit të Haradinajt
Avatar photo Redaksia

Sot duke filluar nga ora 13:00, te Newborn në Prishtinë fillon marshi protestues kundër ndalimit të ish kryeministrit të Kosovës dhe kryetari të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Organizatorët njoftojnë se marshi protestues do të jetë paqësor dhe ftohen të gjithë qytetarët që t’i bashkëngjiten protestës për të shprehur pakënaqësinë dhe indinjatën kundër ndalimit të Haradinajt nga autoritetet franceze në bazë të një flet-arresti të Serbisë.

EkoHigjiena

P[rndryshe, Nisma për Kosovën jo vetëm qe do ta mbështes protestën e organizuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, por i ka ftuar të gjitha strukturat e saj qe të jenë prezentë të protestën e sotme qe pritet të nisë në ora 13:00.

Shefja e Grupit Parlamentar të kësaj partie, Valdete Bajrami, ka konfrimuar pjesëmarrjen në protestë.

“Po si Nismë për Kosovën do të jemi prezent në protestë. Dhe nëpërmjet kësaj kërkohet qe sa më parë të lirohet kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj”, ka thënë deputetja Bajrami për Indeksonline.

Përveç Nismës, e cila është në koalicion parazgjedhor me AAK-në, edhe Lëvizja Vetëvendosje, Balli Kombëtar dhe Organizatat e dala nga lufta kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë protestë

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.