DYLON

Hyseni: Premtimet e dhëna po jetësohen, lidhen me rrugë fshatrat e Gjilanit me ato të Preshevës

Hyseni: Premtimet e dhëna po jetësohen, lidhen me rrugë fshatrat e Gjilanit me ato të Preshevës
Avatar photo Redaksia

“Pa ndalur po vazhdojnë investimet në fshatrat e komunës së Gjilanit, përkatësisht rreth brezit kufitar që lidhin fshatrat e Gjilanit me ato të Preshevës”, ka thënë i pari i komunës s ë Gjilanit, Alban Hyseni.

Sipas tij, kjo po bëhet me qëllim të përmirësimit të kushteve për jetë më të mirë për banorët e fshatrave.

EkoHigjiena

Një investim me rëndësi ka filluar për asfaltimin e rrugës në fshatin Kokaj.

“Me vlerë 569,135.37 euro e gjatësi 3261,55 metra, kanë filluar punimet në rrugën e fshatit Kokaj”, tha kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni.

Sipas tij infrastruktura e re që po punohet, përveç zhvillimit të fshatrave të komunës sonë, do të shërbejë edhe për lidhjen e shumë fshatrave të Preshevës me Gjilanin.

“Premtimet e dhëna po jetësohen, punët nuk do të ndalen. Shumë projekte tjera presim të fillojnë”, tha i pari i Gjilanit, Alban Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.