Sot në Viti, u mbajt takimi konstituiv i Ekipes për të Drejtat e Fëmijëve, formimi i kësaj ekipe ka per qellim saktësimin e prioriteteve të komunës dhe masave të nevojshme qe duhet ndërmarrë në vazhdimësi për përmirësimin e situatës së tanishme në lidhje me të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve.
Gjithashtu parashihet edhe koordinimi i aktiviteteve të nevojshme për zbatimin e tyre.
Ky Ekip udhëhiqet nga kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe pjesë përbërëse e tij janë drejtoret e disa drejtorive, përfaqësues nga policia e Kosovës, si dhe zyrtarë qe merren me mbrojtjen e fëmijëve.
Përndryshe përpos konstituimit, ne këtë takim u morr vendim qe te hartohet Plani i Veprimit 2023-2025 per te drejtat e fëmijëve.
Megjithatë fillimisht pritet të bëhet analiza e situatës aktuale e te drejtave të fëmijëve në komunën e Vetisë dhe do te caktohen prioritetet për zhvillimin e politikave publike qe ndikojnë drejtpërdrejtë në interesin më të lartë të fëmijës dhe ne zbatimin e konventave ndërkombëtare dhe legjislacionit ne fuqi qe i përket kësaj fushe. /2LONLINE/