DYLON

KGJK, pjesë e vizitës studimore në Gjermani

KGJK, pjesë e vizitës studimore në Gjermani
Avatar photo Redaksia

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu dhe Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Behar Ejupi, kanë qëndruar për vizitë studimore në Trier të Gjermanisë.

Qëllimi i kësaj vizite ishte diskutimi mbi nevojat dhe pritshmëritë për trajnimin e profesionistëve ligjorë mbi të drejtën e Bashkimit Evropian (BE) në rajon. Vizita synon të zhvillojë një strategji të përbashkët trajnimi gjithëpërfshirëse me të gjitha palët e interesuara në Ballkanin Perëndimor për vitet e ardhshme. 

EkoHigjiena

Në kuadër të kësaj vizite, pjesëmarrësit morën pjesë në seanca plenare, shkëmbyen përvoja me përfaqësues nga misioni ERA dhe Komisioni Evropian, si dhe vizituan Gjykatën e Drejtësisë së BE-së në Luksemburg.

Kjo vizitë studimore, është mundësuar nga Akademia e së Drejtës Evropiane (ERA), për përfaqësuesit e nivelit të lartë të instituteve të trajnimit gjyqësor dhe shoqatave të avokatëve nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.