Të enjten, (26.07.2018), mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Komunës së Vitisë. Seanca e KK-së, e shtata me radhë, do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Vitisë, në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani”, në ora 10:00.
Kjo mbledhje është e hapur për publikun. Për këtë mbledhje propozohet ky:
R e n d d i t e
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e gjashtë e Kuvendit Komunal të Vitisë.
2. Informatë për punën e Kryetarit të Komunës për periudhën Janar-Qershor 2018.
3. Pasqyrat Financiare të buxhetit Komunal për periudha Janar-Qershor 2018
4. Propozim Rregullore për përbërjen, detyrat, përgjegjësitë dhe punën e Këshillit Komunal për
Siguri në Bashkësi.
5. Propozim vendim për aprovim të planit të veprimit lokal në mjedis.
6. Propozim vendim për hartimin e planit të veprimit lokal në Biodiversitet.
7. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për përzgjedhjen e anëtarëve të
Komiteteve Konsultative për Personat me aftësi të Kufizuara dhe Komiteti për Pjesëmarrjen e
Qytetarëve në Vendimmarrje.
8. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shpalljen në diskutim publik
propozimin për ndryshimin e rregullores për Tatimin në Pronë të Komunës së Vitisë për vitin
2019.
9. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shpalljen në diskutim publik
propozimin për ndryshimin e rregullores për Taksa Ngarkesa dhe Gjoba të Komunës së Vitisë për
vitin 2019.