Saktë sot katër javë fillon viti ri shkollor 2020/21. Ky vit s’do të jetë i zakonshëm, do të jetë vit ku do të ballafaqohemi me probleme shumta, por mbi të gjitha rreziku për infektim nga Covid 19!
Shkruan: Murat Mustafa – 2LONLINE.com
Shumë shtete janë duke shqyrtuar mundësin e kthimit të nxënësve nëpër shkolla, normalisht duke marrë masa të rrepta në respektimin e udhëzimeve që do të kërkohen.
Edhe MASH-i duhet të shqyrtoj një mundësi të tillë, normalisht duke pasur debat dhe konsultime për të marrë një vendim të tillë.
Pas konsultimeve me ekspertë të shëndetësisë, dhe analizës së situatës të merret një vendim i tillë.
Si dhe pse të merret ky vendim, unë po e jap mendimin tim personal.
Nxënësit në shkolla të jenë me maska, ndërsa shkolla(klasa) të ketë dezinfektues.
Për ata nxënës që nuk i respektojnë masat të paralajmërohen dhe të ketë vërejte me shkrim e deri në përjashtim nga procesi mësimor!
Ora mësimore mos të jetë më shumë se 20 minuta!
Në ato shkolla ku numri i nxënësve në klasa është i madh, atëherë të ndahen në dy grupe.
Për grupin e parë mësimi të filloj në ora 8:00, ndërsa për grupin e dytë nga ora 11:00.Dmth një orë është e lirë, për ajrosjen dhe dezinfektimin e klasës.
Në mënyrë të njëjtë të veprohet edhe me ciklin e ulët.
Këtu mund të ketë ndryshim të orarit, pasi që në fshatra dhe në disa shkolla numri i nxënësve është i vogël.
Kështu nxënësit/fëmijët nuk qëndrojnë më shumë se dy orë në shkollë.
Pse në shkollë?
Në shkollë rreziku për infektim është më i madh, por nëse i zbatojmë me përpikëri masat e kërkuara besoj që nuk do të jetë shumë problem. Nëse kërkojmë rezultate të të nxënit, atëherë rezultatet e të nxënit në shkollë janë shumë më të larta se tek mësimi online, video mësimeve apo platformave të ndryshme.
Vetëm qëndrimi fizik në klasë i mësimdhënësit( taman mësimdhënës) do t’i jep siguri nxënësit, që t’i merr njohuritë sa më shpejtë e më lehtë.
Ora 20 minuta!
Duke e ditur situatën, atëherë duhet t’ju ikim formaliteteve, ç’teknikave e metodave!
Duhet të përqendrohemi në arritjen e rezultateve të të nxënit. Personalisht mund t’i arrijë rezultatet e të nxënit, që kërkojë nga nxënësit, sepse mësimin do ta zhvilloja në mënyrë tradicionale, dhe do ta thjeshtësoja njësinë mësimore, në mënyrë që të jetë sa më i kapshëm.
Pra do të kërkojë elementet kryesore ose do të shpjegojë vetëm ato që ju hynë në punë nxënësit edhe në jetën e përditshme!
Psh nëse kemi për të zhvilluar Tërmetet, i tregojmë karakteristikat kryesore të tij!
Si shkaktohet tërmeti?
Çka janë hipoqendra dhe epiqendra? Sipas origjinës si ndahen?
Tërmetet me çka regjistrohen?
Cilat janë dy zonat kryesore të paraqitjes së tërmeteve?
Personalisht mendoj se kontribut shumë më të madh do të jap në këtë mënyrë se sa online, në distancë apo video mësimeve!
Pra mësimi mund të zhvillohet në shkolla, por vetëm pas analizës së situatës epidemiologjike dhe zbatimit të masave që do të jepen! /2LONLINE.com/
/Autori është njohës i çështjeve në arsim/