DYLON

BE i dorëzon ShSKUK-së 30 ventilatorë, 200 pulsiksometra dhe paisje tjera

BE i dorëzon ShSKUK-së 30 ventilatorë, 200 pulsiksometra dhe paisje tjera
Avatar photo Redaksia

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka pranuar pajisje shtesë, pjesë e donacionit prej 5 milionë eurosh nga Bashkimi Europian, për trajtimin e pacientëve të prekur me COVID-19.

Pakoja e fundit e ndihmës kap vlerën e 900 mijë eurove dhe përmban 30 ventilatorë, 200 pulsi-oksimetër e 20 makina elektrokardiografike, të cilat i ka dorëzuar zëvendësambasadori i BE-së në Kosovë, Riccardo Serri.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, e ka vlerësuar lart kontributin e Bashkimit Europian për Kosovën në luftën me pandeminë COVID-19.

EkoHigjiena

“Në emër të SHSKUK-së dhe profesionistëve shëndetësorë, ju falënderojmë për ndihmën e vazhdueshme që i keni dhënë Kosovës. Bashkimi Europian e ka ndihmuar Kosovën jo vetëm me pajisje, por edhe në forma tjera. Kërkoj, sërish, që të respektohen masat dhe rekomandimet e institucioneve, në mënyrë që sa më pak të përdoren këto mjete”, tha Krasniqi.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ndërkohë, duke falënderuar Bashkimin Europian për mbështetjen e vazhdueshme, sidomos në kohën e pandemisë, deklaroi se pajisjet e ardhura do t’i japin shtytje riorganizimit, që ka nisur brenda institucioneve shëndetësore.

“Këto pajisje do të na ndihmojnë shumë në riorganizimin, që po e bëjmë bashkë me SHSKUK-në për t’i ndihmuar qytetarët, të cilët po përballen me pandeminë COVID-19”, tha Zemaj.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.