Bujar Nevzati drejtor i Drjetorisë Komunale të Arsimit (DKA), gjatë në një takim me drejtorët e të gjitha shkollave fillore dhe të mesme, ka bërë me dije se janë bërë të gjitha përgatitjet për ta filluar suksesshëm vitin e ri shkollor 2010/2011.
Nevzati ka thënë se ndjehet krenar me punën që është bërë dhe po bëhet në arsimin gjilanas, me theks të veçantë për transparencën e plotë në drejtorinë komunale të arsimit dhe punën e komisionit intervistues për pranimin e kuadrit arsimor në Gjilan, përkundër angazhimeve të mëdha që ka pasur drejtoria e arsimit në këtë kohë.
“Edhe pse ka qenë kohë pushimi për shkollën, ne nuk jemi ndal së punuari. Edhe ky ka deklaruar se nga gjitha ai numër i konkurruesve të kuadrit mësimor, anë zgjedhur më të mirët”, ka thënë Nevzati.
Ai tha se përgatitjet teknike, administrative, janë bërë për ta nisë mbarë mësimin për këtë vit dhe se risi për këtë vit është se fillojmë edhe me katër shkolla të reja në komunë, me atë fillore në lagjen e VIII, në Selishtë, dhe me anekset e shkollës fillore “Abaz Ajeti” dhe asaj të mesme bujqësore “Arbëria.
Ndryshe, kryetari i Komunës Qemajl Mustafa, i cili po ashtu, mori pjesë në këtë takim ka uruar një fillim të mbarë të procesit edukativo-arsimor në Gjilan.
“Uroj një vit të mbarë shkollor akademik që po pretendojmë të jetë më i lehtë për nga funksioni por më i mirë e më i begatë për nga mundësitë që jep”, është shprehur Mustafa në urimin e tij për vitin e ri shkollor.
Ndërsa, lidhur me pranimin e kuadrit të ri shkollor për këtë vit, ai ka thënë se komisioni ka vepruar i pavarur, është punuar me kritere. Ai ka siguruar se procesi ka qenë i rregullt, ndërsa për ata që nuk janë pranuar ka lënë dyert e hapura për ankesa.
Ndërsa duke iu referuar disiplinës në shkolla, kryetari Mustafa ka paralajmëruar sjelljen në minimum të ekseseve nëpër shkolla, ndërsa ka paralajmëruar hapjen e një Qendre për trajtim të rasteve asociale nëpër shkolla që janë pengesë në procesin e mësimit.
Mustafa ka bërë me dije po ashtu, edhe themelimin e një shkolle të arteve pamore (tri paralele, atë të pikturës, skulpturës dhe dizajnit të veshjes të tekstilit)./2lonline)