Policia e Kosovës Stacioni Policor në Viti ka pranuar një informatë nga pronari i një pompe të derivateve i cili ka raportuar se kishte ndezur një zjarr në oborrin e tij dhe nga pakujdesia, zjarri kishte dal jashtë kontrollit.
Me këtë rast, ka ardhur deri te përhapja e zjarrit, dhe si pasojë flaka kishte kapluar një traktor dhe një veturë pronë e të dyshuarit të cilat ishin të pa përdorshme.
Për rastin që ka ndodhur në Pozheran të Vitisë, Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se në vendin e ngjarjes kanë dal zjarrfikësit dhe fatmirësisht kanë arritur të preventojnë përhapjen e mëtutjeshme të zjarrit, duke e shuar atë pasi ka pas mundësi të shkaktonte pasoja të mëdha.
Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore.
“Policia e Kosovës vazhdon thirrjet dhe apelon që veçanërisht në këtë kohë kur temperaturat janë të larta në as një mënyrë të mos ndezën zjarre qoftë edhe në prona private, në mënyrë që të përvetojmë nga rreziqet që shkaktohen nga përhapja e zjarreve. Personat që identifikohen të ndezin zjarre në ambiente të hapura kudo çoftë do të procedohen penalisht për rastet “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” ka thënë zëdhënësi Hashani.