Këshilli Organizativ i manifestimit Tradicional kulturor e sportiv, “Flakadani i Karadakut 2017”, ka mbajtur një takim ku janë bërë publike detajet e aktiviteteve që do të zhvillohen për 6 ditë me radhë.
Drejtoresha për Kulturë , Rini e Sport (Viti), Kaltrina Sylejmani ka njoftuar për ecurinë e përgatitjeve dhe risitë që do ta karakterizojnë këtë eveniment.
Ajo ka theksuar se sivjet do të jetë në program edhe një shfaqje baleti “Drejtësi Tranzicionale” nga Baleti Kombëtar i Kosovës, që do të shfaqet të mërkurën me 22 mars prej orës 18:00, si dhe Ekspozita mbarëkombëtare e Flakadanit të Karadakut që do të jetë në të njëjtën ditë prej orës 19:00.
Sipas drejtoreshës Sylejmani, gjitha përgatitjet e manifestimit të sivjetmë Flakadani i Karadakut janë në përfundim e sipër dhe gjithçka është gati për të filluar të martën me 21 mars.
Për aktivitetet kulturore, ka njoftuar Ismet Sejdiu përgjegjës i sektorit të Kulturës ku siç tha sivjet do të jenë në program garat e recituesve , ora e madhe letrare si dhe Festivali mbarëkombëtar i Ansambleve të këngëve dhe valleve dhe shoqërive kulturo artistike.
Në këtë Festival do të marrin pjesë 12 ansamble që do të jenë në garë dhe festivali do të filloj në orën 16;00 në të tri netët me 24, 25 dhe 26 mars.
Kurse Emrush Azemi përgjegjës i sektorit për rini dhe sport ka bërë të ditur se turniri i futbollit të vogël fillon nesër (e premte) më 17 mars prej orës 17;00. Ai ka njoftuar se do të zhvillohen ehe garat në ping pong më 15 mars prej orës 10;30, dhe garat në shah më 26 mars prej orës 10;30.