DYLON

Valentina Rexhepi-Bunjaku: Luta, kandidati ynë-“të huajve” as mos t’u shko mendja!

Valentina Rexhepi-Bunjaku: Luta, kandidati ynë-“të huajve” as mos t’u shko mendja!
Avatar photo Redaksia

Ndonëse kreu aktual i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri-Luta, ka deklaruar disa herë se nuk e ka ndërmend të kandidojë edhe për një mandat për kryetar të komunës së Gjilanit, duket se me këtë nuk pajtohen strukturat e partisë së tij LDK-së, pasi Valentina Bunjaku-Rexhepi, kryesuese e Kuvendit Komunal të Gjilanit, që udhëheqë edhe me Forumin e Gruas së LDK-së, thotë se aktualisht kandidat i vetëm i LDK-së, është Lutfi Haziri-Luta dhe askush tjetër, duke mohuar kështu zërat për emra tjerë të mundshëm, përfshirë edhe emrin e saj, shkruan 2LONLINE.

Valentina Bunjaku-Rexhepi thotë se strukturat e partisë nuk e kanë thënë akoma fjalën e tyre për kandidaturën për kryetar komune, dhe se tani për tani, nga pozita e kryetares së Forumit të Gruas së LDK-së, ajo thotë se ky subjekt ka vetëm një emër të kandidatit për kryetar komune, e ai është emri i Lutës, i cili jo vetëm se do të jetë, por edhe do të fitojë dhe do të vazhdojnë qeverisja me të, në krye të Gjilanit, edhe për një mandat katërvjeçarë, shprehet ajo.

E pyetur për atë se edhe emri i saj përmendet si kandidaturë e mundshme dhe se a ka ajo interesim për këtë, Bunjaku – Rexhepi ka thënë se është në politikë dhe se natyrisht ajo ka ambicie të mëdha në rrugëtimin e saj në politikë, por se kur është në pyetje çështja se kush është kandidati me të cilin LDK, do të konkurrojë edhe në zgjedhjet e radhës lokale që do të mbahen sigurisht këtë vit, përsëritë atë se, aktualisht LDK, ka veç një emër, e ai është i Lutfi Hazirit.

EkoHigjiena

Ndërsa, e pyetur për emra tjerë të LDK-së, që megjithatë qarkullojnë në opinion se kanë interesim, por edhe për mundësinë që madje LDK, kësaj here të kandidojë edhe me ndonjë emër që nuk i takon aktualisht strukturës së LDK-së, por mund të vije nga shoqëria civile apo edhe prej fushave tjera të biznesit, profesionit…, ajo tha se nuk do t’i komentojë përfoljet e kuluareve kur janë në pyetje emrat e përfaqësuesve të LDK-së, ndërsa është e prerë dhe nuk do kompromisë, kur është në pyetje mundësia që dikush jashtë LDK-së të kandidohet me siglën e LDK-së, madje duke e quajtur këtë kategori “të huaj”, ajo ka porosi për ta, duke thënë se: ” të huajve” as nuk duhet t’u shkojë ndërmend kjo, sepse është diçka e pamundur”.

Valentina Bunjaku – Rexhepi, që drejton strukturën e grave në LDK, tha se ky subjekt është i traditës, shpresës e besës, dhe se të gjithë ata që duan të jenë konkurrent si të LDK-së, janë procedurat që duhet t’i kalojnë duke u nis që nga aktivet e deri në degë, pastaj duhet dëshmuar me kontribut, për t’iu bërë muhabeti i kandidaturave, çfarëdo qofshin ato.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.