Drejtoria e Arsimit në Viti do të fillojë bashkëpunimin edhe me një projekt të financuar nga GIZ-i gjerman.
Ky projekt pritet të ndihmoj shkollat në ngritjen e kapaciteteve në cilësinë dhe koordinimin e aktiviteteve dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet shkollave të Komunës së Vitisë.
Përndryshe pritet që implementimi i këtij projekti të bëhet gjatë muajt gusht të këtij viti.
Kjo gjë u bë me dije pas një takimi që ka zhvilluar sot Fatbardha Emini, drejtoreshë për Arsim me Vesel Hodën, menaxheri i projekti në GIZ.