DYLON

Zëvendësministri Xhemajlaj priti në takim zyrtarin e lartë amerikan

Zëvendësministri Xhemajlaj priti në takim zyrtarin e lartë amerikan
Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Isa Xhemajlaj, njëherit Koordinator Kombëtar për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, ka pritur në takim zyrtarin e Lartë nga Byroja Kundër Terrorizmit në Uashington,  Jeff Kline.

Në këta takim, u bisedua për aspektet e menaxhimit të integruar të kufirit, duke u bazuar edhe në lëvizjet e  mundshme të personave që janë të dyshuar.

Me këtë rast u vlerësua se është e nevojshme ngrita e kapaciteteve të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, si një mekanizëm modern për kontrollimin e kufirit, sipas metodave më të avancuara perëndimore.

EkoHigjiena

Zëvendësministri Xhemajlaj falënderoi SHBA-të për ndihmën e vazhdueshme në ngritjen e kapaciteteve për institucionet e sigurisë. Ai tha se Kosova tashmë krahas SHBA-së është pjesë e aleancës kundër terrorizmit.

Zyrtari i Lartë nga Byroja Kundër Terrorizmit në Uashington, z. Jeff Kline, shprehi gatishmërinë për mbështetje në pajisje teknologjike, që do të ndihmojnë në ngritjen e sigurisë në Republikën e Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.