Ankues, shtetas i Kosovës ka raportuar në Policinë e Kosovës në Viti, se në pronën e tij deri sa ka qene duke punuar, ka vërejtur një mjet të dyshimte, ku fillimisht duket si granat dore.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se në vendngjarje kane dalë njësia e KFOR-it EOD dhe e FSK-së dhe kanë tërhequr dy granata dore M.52 F3 prodhim Jugosllav.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit për krime të rënda i cili udhëzon që në lidhje me rastin të përpilohet një raport i veçantë dhe ti dërgohet prokurorisë.