Vilfor Hysa është emri i ri i cili ka arritur marrëveshje me klubin e Gjilanit, bëjnë të ditur drejtuesit e klubit futbollistik gjilanas.
Në një njoftim të klubit, në profilin e tyre, thuhet se lojtari i lindur në Tiranë ka pasur karrierë të gjatë ku është paraqitur për shumë skuadra nga kategoria Superierore dhe në kampionate të ndryshme Europiane.
“Ai ishte edhe pjesë e shpresave të Shqipërisë deri në grup moshat U-21. Hysa gjithashtu u paraqit në kualifikimet e Europa Ligës me Kukësin dhe Tiranën.
Së fundmi sulmuesi kishte luajtur edhe në Maltë me skuadrën Lija Athletic”, thuhet në njoftim.
Përndryshe, Gjilani luan nesër ndeshjen e dytë miqësore. Gjilani të shtunën udhëton drejt Skenderajt ku do të zhvillojë testin e dytë miqësor kundër ekipit të Drenicës. Ndeshja zhvillohet nga ora 17:00, në stadiumin “Bajram Aliu”, Skënderaj.