Aankuesi, kujdestar i xhamisë në fshatin Malishevë të Gjilanit, ka njoftuar Policinë e Kosovës se më 12 qershor 2018, rreth 03:20, persona të panjohur, kanë depërtuar brenda në xhaminë e fshatit dhe kanë hapur arkën, që ka shërbyer për grumbullimin e të hollave, për nevoja të xhamisë.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se ankuesi nuk e di sasinë e parave të vjedhura ndërkohë që rasti i referohet njësisë përkatëse të hetimeve.