Një javë me 23 aksidente e 974 gjoba të shqiptuarafotoilustruese

Një javë me 23 aksidente e 974 gjoba të shqiptuara

Duke iu referuar statistikave policore brenda një jave (06 qershor–12 qershor), në Rajonin e Gjilanit janë regjistruar 23 aksidente të trafikut, ndërsa janë shqiptuar 974 tiketa gjobitëse.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë periudhës shtatë ditore, në këtë rajon ka pasur 23 aksidente trafiku, nga të cilat 7 me lëndime në njerëz, 16 aksidente trafiku me dëme materiale, por pa lëndime.

Hashani tha se gjatë kësaj periudhe janë shpërndarë 974 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

Përndryshe, brenda kësaj periudhe janë regjistruar 39 incidente dhe janë arrestuar 36 persona.

KOMENTE