Sot në afërsi të ndërtesës së qeverisë, janë hedhur vezë në drejtim të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.
Në një video të postuar në internet, dëgjohet zëri i një qytetari teksa thotë “Taksën s’bon me hek!”, dhe si duket arsyeja është kjo, pasi është përfolur se taksa do të mund të hiqet këto ditë, për t’u zëvendësuar më pas, ashtu siç pretendohet, me masën e reciprocitetit.