DYLON

Ministri Likaj informon kryeministrin Hoti për mbarëvajtjen e procesit mësimor

Ministri Likaj informon kryeministrin Hoti për mbarëvajtjen e procesit mësimor
Avatar photo Redaksia

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, sot ka pritur në takim ministrin në detyrë të Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ku është informuar lidhur me mbarëvajtjen e procesit mësimor në shkolla, përgatitjet për përmbylljen e vitit shkollor, organizimin e testit të maturës dhe testit të arritshmërisë, mënyrën e organizimit të mësimit online dhe çështjen e akreditimit të institucioneve të arsimit të lartë dhe programeve të tyre studimore.

Ministri në detyrë, Ramë Likaj, theksoi se mbarëvajtja e procesit mësimor është duke u mbikëqyrur në vazhdimësi nga ana e inspektorëve të arsimit, në mënyrë që ky proces të  realizohet sipas planit të MASH.

EkoHigjiena

Ndër të tjera, është diskutuar lidhur me gjendjen e krijuar në arsimin para universitar të komunës së Kamenicës, si pasojë e mos vijimit të procesit mësimor nga nxënësit e disa shkollave.

Ministri Likaj e ka informuar Kryeministrin edhe rreth procesit të përmbushjes së obligimeve që ka Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për anëtarësim në ENQA, si dhe situatës së krijuar pas dorëheqjes së tre anëtarëve ndërkombëtarë dhe dy anëtarëve vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC). /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.