DYLON

Abdixhiku e njofton Palmerin me qëndrimet e LDK-së për dialogun

Abdixhiku e njofton Palmerin me qëndrimet e LDK-së për dialogun
Avatar photo Kimete Ibrahimi

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i shoqëruar nga nënkryetari Lutfi Haziri dhe anëtari i Kryesisë Avdullah Hoti, është pritur nga zëvendësndihmës sekretari i ShBA-së, Matthew Palmer dhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.

Në këtë takim Abdixhiku e ka njoftuar zyrtarin e lartë amerikan për qëndrimet e LDK-së lidhur me dialogun me Serbinë.

EkoHigjiena

“Kryetari Abdixhiku e falenderoi z. Palmer për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe theksoi se SHBA-ja është partneri më i fuqishëm në të gjithë proceset e konsolidimit dhe zhvillimit të shtetit tonë. Po ashtu, kryetari Abdixhiku e njoftoi z. Palmer për qëndrimet e LDK-së karshi situatës aktuale politike në vend si dhe qëndrimet e LDK-së për procesin e dialogut Kosovë – Serbi. Ndërsa zëvendës ndihmës sekretari i SHBA-së, z. Palmer e falenderoi kryetarin Abdixhiku për konstruktivitetin që LDK-ja ka treguar në formimin e institucioneve. Gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimin ekonomik dhe nevojën që SHBA-ja të ketë rol të fuqishëm në dialog”, është thënë në njoftimin e LDK-së. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.