• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Rekomandohet rigorozitet i masave për të ndalur trendin e rritjes së rasteve me virus

Redaksia 2LONLINE 26 Shkurt, 2021 3 min
 Rekomandohet rigorozitet i masave për të ndalur trendin e rritjes së rasteve me virus

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, sot ka mbajtur takim me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj, me përfaqësues të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Në këtë takim është vlerësuar situata epidemiologjike me COVID-19 në Kosovë, e cila ka shënuar rritje të rasteve në dy javët e fundit për 7.7 %, me trend të rritjes në tri ditët e fundit të kësaj jave nga 320 raste në 422 raste në mesatare këtë javë (24,1%).

Për këtë qëllim, janë dhënë një mori rekomandimesh duke u bazuar në situatën epidemiologjike në vend, ku është theksuar nevoja që Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale të zbatojnë në përpikëri Ligjin Anti-COVID, Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse, si dhe të merren masa përgjegjësie në rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të IKSHPK dhe MSH në të gjithë sektorët.

Sipas përfaqësuesve të IKSHPK-së, rekomandohet rigorozitet i masave për të ndalur trendin e rritjes së rasteve me virus.

Ndërsa, sa u përket vaksinave, Ministria e Shëndetësisë është duke pritur kontingjentin e parë të vaksinave dhe është e gatshme që posa të vijnë, të zbatohet strategjia e vaksinimit Anti COVID-19 në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Gjatë këtij takimi, Kryeministri Hoti theksoi se institucionet përgjegjëse, përkatësisht Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse, do të mbikëqyrin me përpikëri dhe do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në fuqi në zbatim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës.

Në fund të këtij takimi është përsëritur domosdoshmëria e zbatimit të rekomandimeve të IKSHPK-së dhe respektimit të masave kufizuese për të gjitha aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike. /2LONLINE.com/

Etiketa:aktuale Armend Zemaj Avdullah Hoti Kryeministri i Republikës së Kosovës shendetesia
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Konfiskohen 34 patentë-shofer

12 Gusht, 2022
Nacionale

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari vizitoi Akademinë Mbretërorë Ushtarake Sandhurst, në

12 Gusht, 2022
Sport

Këtë fundjavë starton edicioni i ri i Superligës, Gjilani mirëpret Ferizajn, Drita

12 Gusht, 2022
Nacionale

Parashikimi i motit për sot e nesër

12 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Këtë fundjavë starton edicioni i ri i Superligës, Gjilani mirëpret Ferizajn, Drita në udhëtim luan me Trepça ’89

12 Gusht, 2022

Mbahet takimi me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 në fshatrat Karaçevë e Poshtme dhe Karaçevë e Epërme

12 Gusht, 2022

Bisedojnë për situatën e sigurisë në vend

11 Gusht, 2022

Më 13 gusht bëhet rivarrimi i dëshmorit, Enver Pacolli në varrezat e dëshmorëve në Gjilan

11 Gusht, 2022

Mbahet takimi me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 në fshatrat Hodonoc dhe Roganë

11 Gusht, 2022

Arrestohet e dyshuara për vrasje në tentativë

11 Gusht, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com