Përfaqësues të Vetëvendosjes, Qendra në Gjilan, përfshirë këtu deputetë dhe anëtarë të Kuvendit Komunal të Gjilanit nga ky subjekt, kanë vizituar Zhegrën e Gjilanit, nga ky kanë kritikuar pushtetin lokal duke thënë se ky fshat njeh veç mashtrimin nga pushteti lokal dhe se Zhegrës duhet t’i rikthehet dinjiteti i nëpërkëmbur nga pushtetarët.
“Zhegra me ura të ngushta e të pasigurta për qarkullim, mungesë ndriçimi e rrugë të pashtruara, Shtëpi të Kulturës të pamirëmbajtur e të pafunksionalizuar, palestër sportive të cilës iu vu gurthemeli me 26.07.2017 (projekt që kap vlerën prej 1 milion e 100 mijë euro) e që edhe sot nuk i dihet fundi”, thuhet në komunikatë ne kësaj Lëvizjeje.
Sipas Vetëvendosjes së Gjilanit Zhegra u mashtrua edhe në projektin e fundit për parkun me kënde lojërash për fëmijë e teren sportiv dhe përfundoi me një fushë me bar. /2LONLINE.com/