DYLON

Arrestohet një i dyshuar për “falsifikim të dokumenteve zyrtare” dhe “mashtrim”

Arrestohet një i dyshuar për “falsifikim të dokumenteve zyrtare” dhe “mashtrim”
Avatar photo Redaksia

Policia Kufitare e Kosovës, rajoni i Perëndimit në Gjakovë, arreston një person të dyshuar për “falsifikim të dokumenteve zyrtare” dhe “mashtrim”

Me datë 02.06.2021, Policia e Kosovës, konkretisht njësia e hetimeve rajonale e Policisë kufitare në Gjakovë, asistuar edhe nga  njësia e migrimit dhe stacioni policor kufitar në Ponashec, në orët e hershme të mëngjesit, me urdhër të prokurorisë kompetente ka realizuar një kontroll në fshatin Novosellë e Epërme (Gjakovë).

EkoHigjiena

Operacioni i kontrollit të shtëpisë dhe objekteve tjera përcjellëse është kryer nën dyshimin për posedim të “dokumenteve zyrtare të falsifikuara” dhe kryerje te veprës penale “mashtrim” sipas kodit penal të RKS-së, nga personi i dyshuar mashkull kosovar.

Gjatë realizimit të kontrollit/bastisjes në një dhomë të personit të dyshuar të lartcekur janë gjetur si prova materiale:

·         Leje qëndrimi sllovene ( të dyshuara si të falsifikuar).

·         Transaksione bankare të ndryshme (në vlerë mijëra euro)

·         Para, Dy mijë e shtatë qind euro (2.700 euro), që dyshohet se janë marrë  nga ankuesit.

Dyshohet se për një dokument zyrtar të leje qëndrimit slloven, viktimat kanë paguar rreth katër mijë e pesë qind euro (4.500 euro).

Lidhur me rezultatet e kontrollit është njoftuar prokurori kompetent, me urdhër të të cilit provat material konfiskohen, ndërsa personi i dyshuar ndalohet 48 orë për procedura të mëtejme ligjore. /2LONLINE.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.