“Kryetari i ardhshëm i Gjilanit, Sami Kurteshi, dhe deputetja Besa Baftiu janë takuar sot me studentët e Gjilanit, për të shpalosur programin e Vetëvendosjes për të rinjët dhe me theks të veçantë fushën e arsimit, e cila është degraduar këto vitet e fundit”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvnedosje, Qendra në Gjilan.
Kryetari në ardhje, Sami Kurteshi theksoi se gjendja në arsim duhet përmirësuar, në mënyrë të menjëhershme duke filluar nga dyfishimi i numrit të çerdheve publike, shujtat për fëmijët e shkollës fillore, shërbime të rregullta mjeksore dhe stomatologjike në shkolla, me qëllim të parandalimit dhe ndërgjegjësimit të fëmijëve.
Ai vazhdoi më tej, duke premtuar investime që kapin kosto të vogël, por që janë shumë në interes për të rinjët siç janë kabinetet e laboratorët shkollor, bibliotekat shkollore ose këndet e leximit që janë mjaftë atraktive dhe padyshim përkrahje për mësimdhënësit për ngritje të vazhdueshme profesionale.
Ndërsa, në fund kryetari Sami Kurteshi dhe deputetja Besa Baftiu u përgjigjën pyetjeve dhe çështjeve të ngritura me të drejtë nga studentët e pranishëm.
Sponsorizuar nga Vetëvendosje