Telegram Ngushëllimi
E nderuara Familje Berisha, me rastin e vdekjes së babait, gjyshit tuaj Rexhep Berishës (Mixhës Rexhë) babait të Dëshmorit të kombit Nuhi Berishës, pranoni ngushëllimet tona të sinqerta.
Qëndrimi i Mixhës Rexhep karshi pushtetit okupues që nga rënja e djalit të tij Dëshmor, Nuhi Berisha, nw vitin 1984, inspiroj shumë veprimtar.
Mixha Rexhep do të mbetet gjatë në kujtesën e qytetarëve të Gjilanit dhe Kosovës si një burrë që diti të qëndroj vertikalisht gjatë tërë jetës së ti. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës.
Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan