DYLON

Genc Halimi shpall kandidaturën për kryetar të Rinisë së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan

Genc Halimi shpall kandidaturën për kryetar të Rinisë së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Genc Halimi ka bërë me dije se ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të Rinisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra në Gjilan, e cila është në procesin e brendshëm zgjedhor.

Ja postimi i tij i plotë:

EkoHigjiena

Të nderuar anëtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Të dashur të reja dhe të rinj,

Qendra jonë sikurse në gjithë qendrat e vendit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka përfunduar fazën e parë të zgjedhjeve të brendshme të zgjedhjes së strukturave drejtuese nëpër pika të shtrira në çdo lagje dhe fshatra, andaj tani është momenti për shpalljen e kandidaturave për pozicionet drejtuese të nivelit të dytë organizativ ku bën pjesë edhe shpallja e kandidaturës për Kryetar/e të Rinisë së VETËVEDOSJE! -s në Qendër.

Përmes këtij postimi u bëj me dije se sot kam dorëzuar kandidaturën time për Kryetar të Rinisë për Qendër të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan.

Lëvizja VETËVENDOSJE! është subjekti më demokratik e më transparent sa i përket vendimmarrjes, veprimtarisë e organizimit. Në frymën e demokracisë së brendshme sipas parimit një anëtar një votë, ftoj të gjithë rininë e Qendrës që të bëheni pjesë e këtij procesi zgjedhor.

Bashkë për rininë me Lëvizjen