DYLON

Vetëvendosje: Vazhdojnë takimet në europarlamentarë në Bruksel

Vetëvendosje: Vazhdojnë takimet në europarlamentarë në Bruksel
Avatar photo Redaksia

Delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje! i përbërë nga Kryetari Visar Ymeri, kandidati për Kryeministër Albin Kurti dhe Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti vazhduan sot takimet zyrtare në Bruksel.

Ata u takuan me z. Victor Boshtinaru, Nënkryetar i Grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian, znj. Sandra Kalniete, Nënkryetare e Grupit EPP në Parlamentin Evropian dhe z. Eduard Kukan, eurodeputet, raportues për Shqipërinë dhe zëvendës raportues për Maqedoninë në Parlamentin Evropian.

Në këto takime u diskutuan zhvillimet politike në Kosovë pas zgjedhjeve të 11 qershorit dhe themelimi i qeverisë së Republikës së Kosovës. Europarlamentarët u interesuan për mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe uruan Vetëvendosje -n për rezultatin në to.

EkoHigjiena

Po ashtu fokus i diskutimit ishin edhe prioritetet qeverisëse të Lëvizjes Vetëvendosje! që garantojnë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik i përqendruar te prodhimi që krijon vende të reja të punës dhe politikat që i mbrojnë punëtorët, e zbusin pabarazinë dhe rrisin kohezionin shoqëror.

Veçanërisht u theksua nevoja që të krijohen mekanizmat që e funksionalizojnë gjyqësorin e sundimin e ligjit kundër krimit të organizuar e korrupsionit.

Përfaqësuesit e Vetëvendosje!-s shprehën edhe një herë zotimin për procesin e integrimit të Kosovës në BE, si dhe shprehën qëndrimin tashmë të njohur për bashkëpunimin rajonal, si dhe atë për marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.