Gjatë takimit të sotëm në fshatin Bresalc, Alban Hyseni, që do të jetë kandidat për kryetar të komunës së Gjilanit, dhe kandidatët për asamble Besnik Shala, Arsim Murati e Viola Shala, si dhe deputetet Arijeta Rexhepi e Arbëreshë Kryeziu Hyseni, diskutuan për problemet e fshatit dhe zgjidhjet që i ofron programi i Lëvizjes Vetëvendosje për to.
Sipas Hysenit, mobilizimi i strukturave dhe disponimi i qytetarëve ishte i jashtëzakonshëm për fitoren e madhe të kësaj Lëvizjes, në zgjedhjet lokale që do të mbahen me 17 tetor. /2LONLINE.com/