Vetëvendosje, Qendra në Gjilan, ka vlerësuar se kryetari i komunës Lutfi Haziri ka dështuar në mbajtjen e qytetit të pastër, pasi sipas këtij subjekti politik, bërllokun e qytetit të Gjilanit nuk po e mbulon as rreth gjysmë metri borë.
“Kryetari i komunës së Gjilanit dështoi në zotimin e tij se me kompaninë e pastrimit EcoHigjiena nuk do të ketë më probleme dhe as grevë. Ai pat thënë se kompania nga tash do ta mbledh bërllokun me orare të rregullta. Edhe pas këtij zotimi të kryetarit se, Gjilani nuk do të shndërrohet më në deponi bërlloku, fatkeqësisht ka ndodhur e kundërta. Gjilani, sot është shndërruar në deponi bërlloku. Ne sot i dërguam Kryetarit një sasi bërlloku nga qyteti tek zyra e tij për ta parë edhe ai nivelin e bërllokut që po mbyt qytetin tonë”, thuhet në një reagim të Vetëvendosjes, lidhur me situatë ne krijuar.