Pse Kosova nuk ka arrestua asnjë kriminel lufte!

Pse Kosova nuk ka arrestua asnjë kriminel lufte!

Shkruan:Skender Jashari

Problemi filloi nga qershori 1999, e që realisht vendosja e Misioneve të huaja të përkohshme, tashmë botërisht janë cilësua me shumë mangësi, e që të tillat misione vendosen zakonisht në vende ku nuk ka shtet-ligj, pra veçmas në vendet e Afrikës! Realisht barazimi i vendit tonë, me vendet afrikane është absurditet që s’do duhej pranuar! Kjo nuk ndodhi në Kroaci!

Pjesën më të madhe të fajit ka faktori politik vendor, i cili ishte polarizu maksimalisht, sa që mund të eskalonte në luftë vëllavrasëse( luftë civile për pushtet!)! Kjo gjeneroi pastaj vargonjët e problemeve të më vonshme!

Nga ana tjetër Sistemi i Drejtësisë në Kosovë, i trashëguar nga Serbia, ishte i mbushur vetëm me gjyqtarë, prokurorë, zyrtarë të tjerë të gjithë besnik të regjimit të Millosheviqit( sepse kundërshtarët ishin pushu nga puna!)! Këta u treguan shumë fleksibël, sa që menjëherë u bënë Shqiptarët më ekstremist, duke tentua që t’i pëlqejnë Shqiptuarve, që të mund të vazhdojnë punën duke iu përshtatur rendit të ri- Kosovës së Lirë! Nga kjo deri në vjeshtë të 2001, u inicuan raste penale të numërta! Mirëpo situata politike, që Serbia arriti të luaj para botës, duke mediatizua kinse shpërngulje dhe dhunë masive kundër serbëve lokal( siç i quanin), por edhe ringritjes së Rusisë, e faktorë të tjerë më periferik, bëri që faktori ndërkombëtar i vendosur si mision i OKB-së( UNMIK) në Kosovë, të suspendonte këto kompetenca!

Derisa Faktori politik Shqiptar, i angazhuar sidomos në luftën për marrje të pushtetit, prodhoi luftë të fëlliqur brenda Shqiptare, duke akuzua vëllai-vëllanë për krime lufte, vrasje politike, krim të organizuar etj( jo që ca prej tyre nuk ndodhën!), apo edhe të angazhuar ca edhe për ndarjen e “plaçkës së luftës”, harruan ngritjen e shtetit të Kosovës!

Kosova nuk pësoi vetëm në këtë aspekt, por edhe në këtë rast u shkaktua ndarja faktike a latente e Mitrovicës, zbehja e mbështetjes ndërkombëtare të Kosovës, por jo pak edhe disa parti politike të Kosovës, ndikuan-shantazhuan në përfundimin e Luftërave për Çlirim të Luginës së Preshevës( UÇPMB-së) dhe UÇK-së në Iliridë-Maqedoni!

Nga 2001, deri më sot, nën administrimin e misioneve të huaja, si UNMIK dhe EULEX, ku mes tyre rregullisht janë shqu dy pole: Poli miqësor për Shqiptarët dhe ai armiqësor! Poli miqësor i udhëhequr nga SHBA dhe vendet mike nga BE, ndërsa poli armiqësor i udhëhequr nga Rusia dhe vendet nën ndikimin e saj! Shkaktuan disa qindra burgosje politike në Kosovë, të ish ushtuarve Shqiptar, mes tyre disa dhjetëra të vdekur në burgje e Kosovës! Derisa kriminelët e vërtetë të krimeve të luftës, lëviznin anë e mbanë Kosovës pa asnjë problem, madje edhe kur arrestoheshin edhe për akte tjera kriminale ordinere, ata liroheshin! Pos saj drejtësia politike selektive, ku Shqiptarët dënohen për krime lufte edhe për një sjellje të keqe në luftë, kurse serbët as për vrasje e masakra nuk dënohen! Apo një luftëtar Shqiptar dënohet për një krim lufte me dënim mbi 20 vite, kurse një serb për 10 vrasje( krime lufte), dënohet me më pak se 10 vjet burg edhe atë rast i rrallë-pasi që shumica nuk dënohen)!

Mos të flasim më për angazhimin e Serbisë, përmes institucioneve ndërkombëtare, sidomos Interpol dhe Evropol! Por edhe vetë shteti serb, disa qindra ish luftëtar Shqiptar i arrestoi, burgosi gjoja për krime lufte! Madje jo pak prej tyre edhe për vepra penale politike( që s’kanë fare lidhje me krimet e luftës)-pra praktikën e njëjtë të regjimit të Millosheviqit!

Luftëtarët Shqiptar, të ikur si refugjat nga vendlindjet e tyre, sidomos nga Lugina e Preshevës, por edhe nga Ilirida, duke shpresua të strehohen në Kosovë, nga fraksionet politiko-kriminale(mafioze) të misioneve si UNMIK dhe EULEX, u akuzuan, burgosën dhe vuajtën dënime politike në burgjet e Kosovës, madje ca edhe u ekstraduan sidomos në Maqedoni!

Nga viti 2001 deri më 2017, institucionet e drejtësisë së Kosovës, kanë vendnumrua! Kjo formë e jetës shtetërore deri më sot, ka humb shpresat e qytetarëve, gjë që bëri edhe jo pak të iknin nga Kosova, madje edhe në rrugë ilegale të rrezikshme!

Çfarë presin qytetarët nga drejtësia- Asgjë!

A do ketë drejtësi!? Jo e them me siguri edhe për së paku disa vite!

Deri në qershor 2016, misioni i EULEX-it, kishte kompetenca ekskluzive mbi sistemin e drejtësisë në Kosovë, pas kësaj mbetet kompetencë e vendorëve! Mirëpo as kjo nuk premton asgjë! E tërë kjo periudhë, prej 2001-2016, fraksioni politiko-kriminal( mafioz) i UNMIK-ut dhe EULEX-it, nuk bëri asgjë për ndjekjen e kriminelëve të luftës, sepse arsyetohej që :”ruante paqen dhe stabilitetin!” Madje edhe në të ardhmen, po për këto arsye, do pengohen edhe institucionet vendore që të ndjekin kryesit e krimeve të luftës, që janë të nacionalitetit serb!

Derisa në vazhdimësi, vetëm rastet kur arrestohen figura politike të partive politike të Kosovës, që këto 10 vite nuk ishin të pakta, bëhen mediatike dhe ngritët si çështje, sapo të mbaroj rasti, mbaron e tëra! Ndërsa kur arrestohen luftëtarët Shqiptar, që s’janë funksionar partish politike, kalon plotësisht në heshtje, askush nga zyrtarët shtetëror e as institucionet nuk lëvizin fare! Kjo dukuri ndodhë vetëm në Kosovë, nuk e ke as në Kroaci, Serbi e as në Bosnje! Qartazi iu pëlqen edhe disa politikanëve të Kosovës, që të ekzistojnë këso lista, që të ndjehen se janë mbiqytetarë, që kur të lëvizin në shtetet tjera paraprakisht të lajmërojnë shtetin që do vizitohet ( simptoma e robit!).

Derisa drejtësia këmbehet më monedhën politike “të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe Ballkan!”, është utopike të pritet që do ketë drejtësi!

Me keqardhje për viktimat dhe familjet e viktimave të krimeve të luftës, që kanë pritur mbi 15 vite për të marr drejtësi, kështu edhe për disa vite në mos edhe së paku 10 vite, s’duhet të pritet asgjë-fatkeqësisht!

Drejtësia e vonuar, drejtësi e mohuar!

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE