Sot, në Qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje të Zvicrës pas aderimeve të shumta nga Kantonet e Bernit, Arau-së dhe Friburg-ut, u mbajtën mbledhjet zgjedhore dhe u themeluan pikat e Arau-s, Fribourgut si dhe u ristrukturua pika e Bernit pas anëtarësimeve të reja në këtë pikë, rhuhet në një komunikatë të kësaj Lëvizjeje.
Përgatitja dhe përvoja e tyre profesionale plotëson Lëvizjen Vetëvendosje me kuadër të rinj që janë të domosdoshëm për ecjen përpara të Alternativës tonë Qeverisëse.
Qendra jonë po vazhdon me shtrirje gjithandej Zvicrës dhe po përgatitet për ndryshimin e madh dhe fitoren Lëvizjes Vetëvendosje, përfundon komunikata.