DYLON

Drejtuesit e “Vatrës” takojnë përfaqësuesit e fshatit Ramabuqë

Ramabuqë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Lëvizjes Qytetare Vatra Kushtrim Kadriu me bashkëpuntorë pritën në takim përfaqësuesit e fshatit Ramabuqë të Bujanocit, të cilët jetojnë në Gjilan.

Fikri Mehmeti, zëdhënës i Lëvizjes Qytetare Vatra në Gjilan tha se gjatë këtij takimi me përfaqësuesit e fshatit Ramabuqë, u diskutua për problemet me dokumentet e identifikimit qè po i preokupojnë këta qytetarë si dhe për problemet e tjera.

Sipas tij, banorët u informuan për angazhimin që po bëhet në Lëvizjen “Vatra” dhe në Zyrën për Preshevë, Medvexhë e Bujanoc, për zgjidhjen e këtyre prolemeve dhe për mënyrat e fitimit të shtetësisë.

EkoHigjiena

Mehmeti ka thenë se gjithashtu banorët shprehën pakënaqësinë edhe me shlyerjen nga e drejta për shtetësi që po bëhet në evidencat e gjendjes civile në malësinë e Bujanocit nga pushteti serb.

Për fund, banorët e fshatit Ramabuqë falënderuan Lëvizjen “Vatra” për angazhimin që po bënë, ka thenë Fikri Mehmeti, zëdhënës i Lëvizjes Qytetare Vatra në Gjilan

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.