Kandidati për kryetar të komunës së Gjilanit, nga radhët e Vetëvendosjes, Alban Hyseni, bashkë me kandidatët për asamble Ismajl Kurteshi, Anila Tusha Kastrati, Sebahate Arifi, Naser Sejdiu e Krenare Latifi Kqiku, pasi u njoftuan me shqetësimet e tregtarëve që takuan aty, u zotuan në zgjidhjen e problemeve të tyre.
Tregtarët i siguruan se tregun do ta bëjmë funksional dhe me kushte më të mira për ta.
Sipas Vetëvendosjes, 17 tetori do jetë data e fillimit të ndryshimeve pozitive në Gjilan! /2LONLINE.com/