DYLON

Drita arkëton tri pikë si mysafire

Avatar photo Redaksia

Sot janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së tretë në BKT Superligën e Kosovës në futboll, e ku në  mesin e këtyre ballafaqimeve ishte edhe ajo në stadiumin: “Liman Gegaj”, në Malishevë,  në mes të skuadrës së Malishevës dhe asaj të Dritës së Gjilanit.

Në këtë ndeshje, Drita shënoi fitore me rezultat minimal, me golin e vetëm në këtë ndeshje që u shënua në minutën e 84-të nga Ardit Tahiri.

EkoHigjiena

Në fakt, për ta konfirmuar golin e Tahirit, u deshtë  të rishikohet VAR-i, pasi nuk dihej nëse topi e kishte kaluar vijën e portës apo jo. VAR-i, qartësoi se topi kishte kaluar vijën e portës.

Përndryshe, nesër edhe skuadra tjetër gjilanase zhvillon takimin e saj, Gjilani është mikpritës i Dukagjinit. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.