Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje përmes një aksioni simbolik kanë dal me pankarta në duar para hyrjes së sallës ku mbahen seancat e Kuvendit Komunal për të kërkuar nga anëtarët e kuvendit që të mos i aprovojnë disa çështje për ta të rëndësishme por që nga ky pushtet bëhen për qëllime të tyre.
Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan, përmes aktivistit të saj Ilir Hoti ka thënë e kjo Lëvizje kërkon që Kuvendi të mos aprovoj propozimet për emërtime të rrugëve pa arsyetimin me shkrim për secilin propozim dhe aprovimin konsensual të propozimit nga komisioni, i cili për bazë duhet ti ketë kriteret e aprovuara paraprakisht.
Po ashtu kërkohet nga Kuvendi të mos e aprovojë lëvizjen e shtatores së Dëshmorëve të Kombit, Rexhep Mala e Nuhi Berisha dhe ti fillon procedurat e kthimit në pronë publike të truallit mbi të cilën gjendet shtatorja.
Hoti i Vetëvendosjes tha se po ashtu kjo Lëvizje kërkon nga kuvendarët gjilanas të mos e aprovojnë as përcaktimin e hapësirave në të cilat do të vendosen personalitetet të caktuara nga një komision jo kompetentë sepse vlerësimi personaliteteve nuk është punë e inxhinierëve dhe se nuk është e nevojshme që kjo përbërje, në fund të mandatit të saj, të vendos për të gjitha sheshet dhe personalitet e kësaj treve.
“Mospërmbushja e këtyre kërkesave tona do të nxis reagime të qytetarëve kurse ky pushtet do ta marr përgjegjësinë për tensionimin e situatës” ka thënë Hoti shkruan 2LONLINE.
Përndryshe për Vetëvendosjen dështimet e njëpasnjëshme të qeverisjes së Lutfi Hazirit dhe mos realizimi i premtimeve elektorale , ky kryetar po mundohet t’i kompensojë në fund të mandatit qeverisës, me emërtime pa kritere, pa arsyetime të propozimeve dhe mbi baza partiake e farefisnore për përfitime politike, tani kur Haziri ka vendos të rikandidohet për kryetar komune.
Për Vetëvendosjen është e papranueshme edhe lëvizja e shtatorës se Rexhep Malës e Nuhi Berishës me aryseitmin se trualli ku është vendosur është pronë private. Vetëvendosje thotë se dëshirojnë t’ia rikujtojnë kryetarit Haziri se shtatorja aty është vendos me vendim të kuvendit komunal , në pronë publike. Këmbimi i atij trualli me një sipërfaqe nga ish komunarët është tërësisht i papranueshëm dhe kërkohet nisja e procedurave për rikthim të atij trualli në publike.
Po ashtu edhe caktimi i shesheve për vendosjen e shtatoreve dhe busteve nga një komision jokompetentë dhe në fund të mandatit të qeverisjes komunale, për Vetëvendosjen është i panevojshëm dhe edhe i papranueshëm, duke e ditur se për këto çështje të ndjeshme nevojitet konsensus qytetarë, profesional dhe politik, e konsensusi nuk është arrit në asnjërin nivel.