Kadidatët për kryetar të Gjilanit, po e vetëshpallin veten të etur për pushtet. Hiç më larg se para dy muajsh u kandiduan për deputetë të Parlamentit të Republikës së Kosovës, ndërsa tani po kandidojnë për kryetar të Gjilanit, që i bie direkt tradhti mbi votën e përkrahësve të tyre që ia dhanë për Kuvendin e Kosovës.
Mejdi Sadiku
Kandidati për Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (VV) Sami Kurteshi, ai i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Zenun Pajaziti dhe i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Rexhep Kadriu para dy muajsh kandiduan për deputetë të Parlamentit të Kosovës.
Me kandidimin e tanishëm për Kryetar Komune, këta e kanë shpallur veten “të etur për pushtet”, meqë i tradhtuan votuesit e tyre që i besuan që do t’i mbrojnë të drejtat e tyre dhe do të jenë zëri i tyre në parlament. Tani kandidojnë për Kryetar Komune, kinse nuk ka ndodhur asgjë dhe kërkojnë besimin e qytetarit në këmbim të tradhëtisë.
Në anën tjetër, Kryetari aktual i Gjilanit, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ai veçse shumë kohë me parë e kishte shpallur vetën me këtë epitet “i etur për pushtet”, kur e kishte lënë postin e Kryetarit e ishte bërë Ministër, ndërsa deri pak kohë më parë kishte deklaruar që nuk do të rikandidojë për Kryetar, ndërsa me të parë rrezikun e partive kundërshtare, ai rikandidoi, kështu duke kërkuar edhe ky besimin e qytetarit që ta zgjedh atë në mes të tjerëve që të gjithë që kanë tradhtuar qytetarin.
Perfundimisht Gjilanit i mungon një alternativë e re e cila do te sillte freski politike.
Autori është Zv. Drejtor i Qendrës së Aktivizimit të Rinisë (YAC)