Presheva nuk është dashur të shkojë në zgjedhje!

Presheva nuk është dashur të shkojë në zgjedhje!

Presheva, nuk ka pas nevojë e as arsye të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme, ky Kuvend nuk asi luksi të shkoj në zgjedhje. Në vend që të punohet dhe të funksionojë, ky Kuvend Komunal, Ekzekutivi dhe Kryetari i Komunës, që nga zgjedhjet e 24 prillit të vitit të kaluar vetëm me emërime e shkarkime është marrë.

Refik HASANI

Asgjë pozitive nuk ka dalë. Kuvendi Komunal i Preshevës në vend që të frymojë dhe të jetë shembull për Kuvendin e Bujanocit dhe të Medvegjës për më shumë se një vjet shpenzon kohë për gjëra të kota. Pse është dashur të shkohet në zgjedhje kur ka pas mundësi të shteren të gjitha mundësit që të mos dëmtohen qytetarët.

Sa do të dëmtohen qytetarët e kësaj Komune ku përballen për çdo ditë me sfida nga më të ndryshme. Kështu në zgjedhje të parakohshme, nën masat të përkohshme, e herë me masa të dhunshme, qytetarët e Preshevës nuk e kanë merituar.

Mosfunksionimi për disa muaj i Kuvendit të Preshevës e para disa vjetëve kështu ndodhi edhe në Kuvend të Bujanocit e që këto masa janë jashtëzakonisht të dëmshme për popullatën e këtyre Komunave. Kështu do të ndihmohet edhe më tej zbrazja dhe trashja e zullumit dhe diskriminimit nga Beogradi që është duke vazhduar.

Shqiptarët e kësaj Krahine do të duhej marrin mësim se si për zgjedhje lokale dhe parlamentare duke u bazuar në shembuj nga pakica serbe në Kosovë konkretisht nga Lista Serbe në Kosovë që drejtpërdrejti Serbia ka rol, ndikim, ndihmon dhe e menaxhon me këto nivele komunale të komunave serbe dhe në nivel të Parlamentit të Kosovës ku lista serbe është treguar politikisht edhe për legjislaturën e dytë shumë unike.

Në mosfunksionim, në mos unifikimi të faktorit politik në çështje të ndjeshme madhore fajin do të duhej ta marrë përsipër edhe Prishtina e Tirana zyrtare.

Si të dal në ndihmë pasi Parlamenti i Kosovës nuk arrin të gjejë zgjidhje për tre muaj dhe legjislatura e pestë kaloi pa asnjë efekt që do të duhej të prodhon. Si të dal në ndihmë kur liderë politik dhe institucional të Shqipërisë nuk janë të interesuar të angazhohen dhe ndihmojnë konkretisht këtë Krahinë Shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë.

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE