“Veteranët meritojnë kujdesin e shtetit. Pa ta shteti nuk do të ekzistonte. Por shoqëria jonë nuk bën të armiqësohet për shkak të listave, sado të padrejta qofshin”.
Kështu është shprehur Izmi Zeka, zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme, sipas të cilit janë organet profesionale kompetente ato që i zgjidhin çështjet kontestuese që kanë të bëjnë me listat.
“Jemi në fazën e shtetit në zhvillim prandaj edhe ballafaqimi më gjëra të cilat nuk i duhen Kosovës paraqet nonsens të llojit të vet. Por edhe të paraqitet me kaq zhurmë një çështje e cila ka karakter institucional dhe po merren institucionet e shtetit është e padrejtë”, ka thënë Zeka.
Sipas tij, ballafaqimi i tanishëm jo vetëm me listat e veteranëve paraqet hapin e pjekurisë shtetërorë të Kosovës.